Pamjet filmike “shpëtojnë” Shkumbinin, Apeli rrëzon Disiplinën. Ja vendimi për ekipin peqinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2018 | 18:09

Pamjet filmike “shpëtojnë” Shkumbinin, Apeli rrëzon Disiplinën. Ja vendimi për ekipin peqinas

Komisioni i Apelit pranë FSHF, ka marrë në shqyrtim ditën e sotme, ankesën e klubit të Shkumbinit, pasi në datë 16 nëntor, Komisioni i Disiplinës e dënoi me humbjen e ndeshjes ndaj Naftëtarit në tavolinë me rezultatin 3-0, dhe zbritjen e 3 pikëve në klasifikim.

shkumbini alvi paco

Pasi mori në shqyrtim këtë çështje, Apeli konstaton se vendimi i Disiplinës nuk është marrë në përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e dënimit të aplikuar është e lartë dhe nuk i përgjigjet shkeljes disiplinore të kryer. Nga pamjet filmike të paraqitura nuk u gjenden shkelje që justifikojnë dënimin e KF “Shkumbini”.

Me këto arsye, Apeli vendosi shfuqizimin e vendimit të disiplinës, duke i kthyer 3 pikë Shkumbinit, ndërkohë që takimi pati përfunduar me shifrat 3-2 në favor të Naftëtarit.

NJOFTIMI NGA KOMISIONI I APELIT

Me vendimin nr. 15 datë 16.11.2018 (pika 15) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur:

KF “Shkumbini”, për akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56, 134/2, 49/3, 49/4 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultin 3 me 0 kundër KF “Naftëtari”, zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek . Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore lojtari i KF “Shkumbini” duke kërkuar ndryshimin e pikës 15 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 16.11.2018 pasi masa e dënimit nuk i përgjigjet rrethanave të shkeljes së kryer.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretariati teknik dhe si bisedoi e analizoi çështjen në tërësi, konstaton:

Vendimi nr.15 datë 16.11.2018 (pika 15) i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF nuk është marrë në përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e dënimit të aplikuar është e lartë dhe nuk i përgjigjet shkeljes disiplinore të kryer. Nga pamjet filmike të paraqitura nuk u gjenden shkelje që justifikojnë dënimin e KF “Shkumbini”.

PËR KËTO ARSYE

Bazuar në nenet 78 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI

1. Shfuqizimin e pikës 15 të vendimit nr.15 datë 16.11.2018 të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"