Pakult me këmbë në tokë: Jemi të favorizuar, por Laçi është si Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 16:37

Pakult me këmbë në tokë: Jemi të favorizuar, por Laçi është si Partizani

Kukësi mori një fitore me goleadë ndaj Partizanit në fundjavë, por nuk ka aspak kohë për të pushuar. Menjëherë vjen ndeshja e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë, ndaj Laçit. Trajneri Pakult, përpara ndeshjes, thotë se ndeshja ndaj kurbinasve është po aq e fortë sa ajo ndaj demave të kuq.

pakult

“Laçi, kundërshtari me të cilin përballemi në Kupë, është një skuadër po aq e fortë sa Partizani. Barazimi 0-0 na favorizon disi. Kjo edhe për faktin se ndeshjen e kthimit e kemi në shtëpi. Në rast se nesër fitoj 1-0 do isha i kënaqur. Qëllimi i radhës është të arrijmë në finale” – deklaroi Pakult.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"