Pa trajner dhe në kaos me dëmtimet, Shqipërinë e ndjek fati i keq para kualifikueseve të Euro 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2022 | 21:13

Pa trajner dhe në kaos me dëmtimet, Shqipërinë e ndjek fati i keq para kualifikueseve të Euro 2024

Një situatë e pabesueshme po krijohet me lojtarët e ekipit kombëtar shqiptar lidhur me dëmtimet e shpeshta që ata kanë pësuar. Pas dëmtimit të rëndë të Armando Brojës, i cili kaloi me sukses edhe operacionin në gju, një tjetër ishte edhe Keidi Bare që po ashtu nuk do të mungojë pak.

BROJA

I sapokthyer nga dëmtimi dhe i rikuperuar, Rei Manaj pësoi një tërheqje në momentin që u aktivizua një javë më përpara. Një tjetër lojtar i dëmtuar është Kastriot Dermaku i Leçes, i cili ka qenë në listën e Rejës dhe duhet të presë sërish pak kohë për t’u kthyer në fushë. Shqetësim në pulpën e këmbës ka pasur edhe Elseid Hysaj dhe është lënë pushim.

asasasasa

Një situatë kaotike që përgjysmon zgjedhjet për trajnerin e ri që do të emërohet në pankinë kuqezi, kushdo që të jetë, pasi ai mund të mos ketë në dispozicion disa nga emrat më të rëndësishëm të ekipit. Dhe duke llogaritur që në start kemi përballë Poloninë, edhe shanset për një rezultat të mirë zbresin ndjeshëm.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"