Pa tituj, por me xhepat plotë. Ja shuma marramendëse që përfitoi Xhoshua pas duelit me Usik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2022 | 14:37

Pa tituj, por me xhepat plotë. Ja shuma marramendëse që përfitoi Xhoshua pas duelit me Usik

Antoni Xhoshua u mund edhe në duelin e dytë me Oleksandr Usik në Arabinë Saudite. Në këtë përballje të dy boksierët kanë fituar edhe miliona euro, ku britaniku, edhe pse u mund me rezultat sportiv, ka dalë më i fituar financiarisht. Sipas “SportsZion”, paratë bazë për revanshin janë të ndara përgjysmë, 50-50.

4335

Xhoshua ka fituar rreth 75 milionë dollarë, plus bonusin e luftës (që në total shkon 119 milionë dollarë për shkak të sponsorizimeve). Në anën tjetër, boksieri ukrainas Usik gjithashtu ka fituar shumën e njëjtë, nga paratë bazë, 75 milionë dollarë.

Gjatë takimit të tyre të parë, Antoni Xhoshua përfitoi 13.1 milionë euro (plus 60 për qind të të drejtave televizive), ndërsa Usik fitoi 4 milionë euro (plus 40 për qind të të drejtave televizive).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"