Pa tatuazhe e rrjete sociale, Rodrigo rrëfen sekretet e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 14:26

Pa tatuazhe e rrjete sociale, Rodrigo rrëfen sekretet e tij

Një djalosh që impenjohet maksimalisht në futboll, por nuk e humbet kurrë sensin e jetës përtej këtij sporti. Pa tatuazhe, pa rrjete sociale dhe i përkushtuar në studime. Ky është Rodrigo Hernandez, i njohur ndryshe si Rodri. Ka lindur në Madrid në vitin 1996 dhe nga Atletikoja e Madridit u transferua te Mançester Siti. 

rodri0407a

Në një intervistë për gazetën “Marca” ai tregon sekretet e jetës. “Jam një djalë normal dhe asgjë më shumë. Për mua është e rëndësishme që në këtë botë futbolli që jetojmë t’i mbaj këmbët në tokë. Kam qenë gjithmonë normal. Kjo është mënyra ime e të qenit. Nuk është shumë e vështirë të bësh ekstravagantin apo të prekësh limitet. Unë kështu ndihem mirë dhe i kënaqur me këtë situatë. Kam qenë gjithmonë edhe përpara se të bëhesha një personazh publik. Më ndihmon që të përqendrohem në objektivat e mi”, thotë Rodri.

Rodri Spurs_Sap Stats

Por cilat janë objektivat e tij? Futboll dhe studim. Kërkon t’i bëjë të dyja, edhe pse është shumë e vështirë. “E vërteta është që jam duke studiuar. E kam pak të vështirë, sepse e kam nisur universitetin në Spanjë dhe distanca me Anglinë dhe ritmi i ndeshjeve ma bëjnë të vështirë. Do të përfitoj nga ndonjë ndalesë 2-javore e Premier Ligës në shkurt që të jap provimet në Spanjë. Kur isha këtu e kisha më të lehtë, ndërsa atje ritmi i ndeshjeve është i lartë. Duhet të luajmë çdo 3 ditë. Nëse administron kohën mirë, del gjithmonë”, thotë mes të tjerash Rodrigo, i cili kërkon maksimumin në aventurën me Spanjën.

rodri-manchester-city-1564571810-24088

GUARDIOLA 

Mesfushori spanjoll ka folur gjithashtu për Pep Guardiolën dhe Diego Simeonen. I vlerëson të dy si fitues, por thotë se kanë stile të ndryshme. “Guardiola dhe Simeone nuk kanë të përbashkëta për mënyrën si sillen, por thjesht janë fitues dhe shumë ambiciozë. Pep më bindi që të pranoja Sitin dhe më tregoi projektin e tij. Sigurisht që jam i kënaqur që punoj me të dhe po më ndihmon shumë. Të gjithë presim sukseset e skuadrës tani”, ka thënë mesfushori i Sitit, Rodrigo. Ai vlerësoi Liverpulin dhe tregon se do të ketë emocione në “Vanda Metropolitano”. “Liverpuli luante me një ritëm të çmendur, por ne nuk jemi dorëzuar dhe do të luftojmë deri në fund. Ndeshja? Jam i emocionuar që do të luaj në ‘Vanda Metropolitano'”, përfundoi ai.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"