Osmani thumbon: Me Shkëmbin do jem serioz…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 15:32

Osmani thumbon: Me Shkëmbin do jem serioz…

Te Skënderbeu pushimet po kalohen në një gjend je ankthi, pasi drejtuesit dhe futbollistët janë në pritje të vendimit që do të japë KAS, për pjesëmarrjen ose jo të korçarëve në Champions. I bindur se vendimi do të jetë në favor të bardhekuqve dhe kjo histori do të mbyllet me sukses, mbrojtësi Tefik Osmani në një intervistë për “Panorama Sport”, i premton besnikëri Skënderbeut.

osmani

Pushime dhe ankth për Skënderbeun, por çfarë pret Osmani nga vendimi i shumëpërfolur i KAS?

Sigurisht që është kohë pushimesh dhe pushimesh të merituara pas këtij supersezoni që kemi bërë ne te Skënderbeu. Por, e thatë drejt që ka edhe ankth. Ankthi është gjithmonë prezent edhe kur shpresa është e madhe se një vendim do të jetë pozitiv. Ne presim nga dita në ditë që të jepet ky vendim nga ana e KAS dhe të vijojmë përgatitjet për Champions Ligën, ashtu siç e kemi merituar përmes kampionatit. Diçka është e thjeshtë, kush do të mirën e futbollit shqiptar do edhe që Skënderbeu të mos dënohet, kush nuk e do futbollin pret dënimin e Skënderbeut.

Klubi dhe avokatët kanë besim te pafajësia, por ju futbollistët çfarë besoni?

Sigurisht që edhe ne jemi besimplotë dhe shpresojmë shumë që gjithçka të mbyllet më së miri për ne. Natyrisht që në klub dhe studio ligjore janë më shumë të fokusuar te vendimi, pasi ne si futbollistë përqendrohemi më shumë te fusha.

Kukësi dhe Partizani “luten” që Skënderbeu të dënohet për të përfituar ata… Nuk do ta thosha luten, pasi kjo fjala “luten” më duket pak si e pavend. Duhet të pyesni ata nëse luten apo jo që të dënohet Skënderbeu. Unë nuk kam se çfarë të them më shumë sesa thashë me sipër. Ai që do futbollin, nuk do që të dënohet Skënderbeu. Më pas gjithsecili klub bën llogaritë e veta për sa i përket mënyrës se si u bëhet më mirë atyre.

Osmani

A do të ishte “vdekje” e futbollit shqiptar nëse Skënderbeu dënohet me 10 vite nga pjesëmarrja në Europë?

Mendoj se po, nëse Skënderbeu dënohet me 10 vjet pezullim nga Europa do të ishte një vrasje e futbollit korçar dhe burgosje e futbollit shqiptar. Skënderbeu i ka dhënë shumë futbollit shqiptar, duke e rritur mjaft edhe emrin e tij në Europë.

Çfarë note do i vije sezonit të Skënderbeut nga 1 te 10?

Tani një sezon i tillë nuk ka nevojë për notë. Por, nëse unë do të isha president i Shqipërisë ose kryeministër veç vlerësimit me notën 10, këtij ekipi ose do t’i jepja një pasaportë diplomatike që të njihej në të gjithë botën për arritjet që ka bërë në Europë, ose do të vendosja një shpërblim monetar.
Osmani2

Jemi në kohë merkatoje, ku e sheh të ardhmen?

Unë në të gjithë karrierën time shumicën e klubeve ku kam luajtur nuk kam firmosur asnjëherë kontratë, por e kanë firmosur presidentët, pasi ne kemi rënë dakord për gjithçka. Të njëjtën gjë kam bërë edhe në Korçë. Kështu që të ardhmen time e ka në dorë presidenti Takaj për të firmosur vetë kontratën.

Je 33-vjeç, ndihesh i kompletuar pas gjithë arritjeve që ke bërë?

Ndodh diçka e çuditshme, kur një futbollist e kalon moshën e 30-tave, atëherë bëhet akoma edhe më i uritur për të fituar akoma më shumë. Kërkon që të fitojë më shumë dhe nuk ndalet kurrë. Prandaj ndoshta ka ende kohë për të fituar dhe skam pse të ndjehem i plotësuar.

Po për futbollin e luajtur mendon në këtë moshë?

Jam 33 vjeç dhe besoj se kam ende vite përpara për të luajtur futboll. Mendoj se do të vijoj disa sezone për të luajtur si mesfushor dhe më pas do të rikthehem në mbrojtje për të riluajtur sërish disa sezone atje, para se ta mbyll me futbollin. Kjo pasi shumica e mesfushorëve këtë lëvizje bëjnë kur janë në fund të karrierës.

osmani salihi

Shkëmbi te Teuta, a ju tundon zgjedhja e bërë nga miku juaj për t’u bërë trajner?

Unë e kam thënë që në fillim se Shkëmbi do të bëhet një trajner i suksesshëm dhe e ka treguar më së miri. E tregoi sezonin e kaluar në radhët e Lirisë në Kosovë dhe tashmë ka mundësinë të bëjë të njëjtën gjë edhe me Teutën. Jam shumë i lumtur për të.

Priten batuta dhe përballje direkte mes dy miqsh. Kush do të fitojë?

Përballje do të ketë shumë dhe besoj se do të jenë të ndara fitoret. Siç kanë qenë edhe kur ishim lojtarë, ku herë kam fituar unë, herë ai, disa herë jemi ndarë edhe në barazim. Kurse për batutat besoj se do të jenë të limituara, pasi ai tashmë është trajner dhe i takon të jetë më serioz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"