Osmani: I shkuam shumë pranë turpërimit, por kemi një mundësi në ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 9:55

Osmani: I shkuam shumë pranë turpërimit, por kemi një mundësi në ndeshjen e kthimit

Qatip Osmani, trajneri i Shkëndijës, nuk është se ka shumë fjalë për të shprehur në përfundim të ndeshjes me Milanin, pasi humbja ishte nga ato që nuk kanë nevojë për t’u komentuar, edhe pse përballë kishim një klub me shumë eksperiencë.

qatip osmani

“Mund të themi se turpërimit i shkuam fare pranë, por gjithsesi skuadra ime duhet ta mbajë kokën lart. Fatmirësisht kemi edhe një tjetër mundësi për të qenë më krenarë dhe për të treguar se vlejmë shumë herë më shumë sesa ajo që ofruam në Milano. Nëse mbërritëm deri në këtë fazë të turneut, e kemi merituar plotësisht, duke vënë në dukje cilësitë dhe profesionalizmin e lojtarëve të mi.

Cili ishte lojtari më i mirë? Nuk jam i kënaqur nga asnjë, pasi kur fiton dhe kur humbet e bëjmë si skuadër. Gabuam shumë në mbrojtje, por nuk di ta shpjegoj këtë, duke qenë se kemi punuar mjaft fort për këtë ndeshje. Çfarë fitoi Shkëndija në këtë ndeshje edhe pse humbi në fushë? Asgjë, madje shpresoj që ky rezultat i rëndë të mos ndikojë negativisht në anën psikologjike të lojtarëve të mi, tani e në vazhdim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"