Orges Shehi trajneri i ri i Skënderbeut, mbetet vetëm zyrtarizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 19:54

Orges Shehi trajneri i ri i Skënderbeut, mbetet vetëm zyrtarizimi

Pas largimit të Ilir Dajës, Skënderbeu është shumë pranë zyrtarizimit të “timonierit” të ri. “Panorama Sport” lajmëroi ekskluzivisht ditën e djeshme se klubi korçar do t’i besoj stolin ish-portierit Orges Shehi dhe nga informacionet e fundit mesohet se marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit.

Shehi

40-vjeçari që bëri historinë me klubin e Skënderbeut, ka rënë dakord parimisht me drejtuesit korçarë dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi nga ana e bardhekuqve. Kjo pritet të jetë eksperienca e parë e Shehit si trajner. Në të kaluarën “gardiani” ka mbajtur veshur fanellën e Teutës, Bylisit, Vllaznisë, Partizanit, Besë dhe që prejt vitit 2010 pjesë e Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"