Operacioni “fshesa” te Partizani, zbulohet kush rrezikon të largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 22:18

Operacioni “fshesa” te Partizani, zbulohet kush rrezikon të largohet

Në sezonin e shkuar Partizani i drejtuar nga trajneri Skënder Gega arriti ta kthente titullin kampion pas 26 vitesh mungesë. Në përfundim të edicionit ndërhynë rrënjësisht në strukturën e skuadrës, duke cenuar bazën e suksesit, me pretendimin për të rritur nivelin dhe cilësinë, si në lojtarë dhe lojëra. Përveç ndryshimit në stolin drejtues, ku trajneri kampion u pasua nga italiani Franko Lerda, presidenca nuk u kursye duke afruar në ekip lojtarë nga tregu i huaj, madje me super-rroga, me shpresën se po ndërtohej një ekip europian.

pARTIZANI FFESTA

Tani, kur ka kaluar thuajse një vit, ndryshimet e ndodhura vetëm sa janë bërë barrë për financat e klubit, pasi ekipi i krijuar jo vetëm që nuk ishte në nivele europiane, por aktualisht mbetet edhe jashtë pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Partizani afroi 11 futbollistë në merkaton e verës, përkundrejt 12 të larguarve, të cilët mirë apo keq arritën të ngrinin trofeun e titullit kampion, që matematikisht u sigurua më 12 maj në “Selman Stërmasi” pas fitores 2-1 në derbi. Prurjet e dy merkatove nuk kanë shfaqur progres, ndaj për drejtuesit e kuq është i pashmangshëm operacioni “fshesa” në përfundim të këtij sezoni plot probleme dhe shpenzime të konsiderueshme.

PRURJET

TË RREZIKUARIT – Futbollistët më të rrezikuar për t’i kapur operacioni “fshesa” janë të huajt që arritën në verë. Ata rrezikojnë jo vetëm për atë që kanë dhënë në fushat e blerta në 26 javë kampionat, por edhe në vazhdën e reduktimit të pagesave, pasi ata bëjnë pjesë te “top-lista” e më të paguarve, ku bëhet fjalë për disa futbollistë që marrin mbi 7 mijë euro në muaj. Dështimi më i madh i drejtuesve të kuq nga përforcimet e merkatove të fundit mbetet në sulm, repart në të cilin u investua shumë.
EKUBAN

Nga këto prurje, një prej tyre u largua si dështim që në janar, pikërisht Jozef Ekuban, që nuk i afrohej të vëllait, Kalebit, i cili tregoi klas në sezonin 2016-2017.
teofilius solomon

Theofilus Solomon erdhi me shumë bujë për të përmbushur detyrën e numrit 9, por me 3 gola në 26 javë, ai nuk ka justifikuar asgjë dhe mund të jetë pjesë e operacionit.
Braun Partizani

Brajan Braun, sulmuesi nga Xhamajka, i cili u ble për 50 mijë dollar dhe që firmosi për dy vite, deri tani ka ngelur te 3 golat që shënoi në Superkupë ndaj Kukësit në gusht.
romero

Aristoteles Romero, nisur nga CV-ja e tij, mendohej se do të ishte një “bombë” e vërtetë, por rezultoi me fitil të lagur.
uilliam kordeiro melo

broja

Nga prurjet e dy merkatove të fundit, lojtarët që kanë dalë investim i vlefshëm kanë rezultuar Ulliam Melo dhe Rron Broja, që janë në plane edhe për sezonin e ri. Operacioni do të përfshijë edhe lojtarë në fund të kontratës, që nuk do u ofrohet rinovimi. Gjithsesi, 10 ndeshjet e mbetura, nëse vendoset të rinisë kampionati, mund të jenë edhe një mundësi për këtë grup lojtarësh që të bindin drejtuesit dhe të ndryshoj në mendimet për të fituar besimin për të mbetur të kuq.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"