Olajinka tallet me Balotelin, i kalon topin mes këmbëve dhe e acaron për karton të verdhë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2017 | 15:50

Olajinka tallet me Balotelin, i kalon topin mes këmbëve dhe e acaron për karton të verdhë (VIDEO)

Ish-sulmuesi nigerian i Skënderbeut, Peter Olajinka, ka luajtur për 90 minuta të plota në ndeshjen e djeshme në Ligën e Europës mes Zulte Vagerem, skuadra belge ku ai aktivizohet, dhe Nisës, e cila përfundoi me fitoren e thellë 1-5 të francezëve.

baloteli olajinka

Në minutën e 37 të takimit, kur rezultati ishte 0-3 për Nisën, Olajinka pati një dyluftim me Mario Balotelin dhe i kaloi atij topin mes këmbëve. Një veprim i tillë sigurisht që e acaroi sulmuesin italian, i cili menjëherë e pengoi nigerianin me dorë duke e rrëzuar. Ky veprim i Balotelit u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"