Objektivi i Tiranës prish kontratën me turqit, Kristal Abazaj tani është i… lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 23:59

Objektivi i Tiranës prish kontratën me turqit, Kristal Abazaj tani është i… lirë

Kristal Abazaj ka mbyllur aventurën me skuadrën e Istanbulspurit në Turqi. Ky lajm është i ditur nga vetë 26-vjeçari përmes një postimi në Instagram. Abazaj ka qenë pjesë e ekipit prej dy vitesh e gjysmë, ndërkohë që emri i tij së fundmi ka përfunduar në radarët e Tiranës.

sdjhndmkndd

Në Superiore Abazaj në të kaluarën ka qenë pjesë e Luftëtarit dhe Kukësit, ku arriti të linte gjurmë.

“Sot ndërpreva kontratën me klubin e Istanbulspurit. Dua t’i falënderoj për këto dy vite e gjysmë të bukura që kaluam bashkë. Faleminderit për gjithçka dhe ju urojmë të mirën në të ardhmen.”

ASJKDNSMSS


Gjatë këtij sezoni, 26-vjeçari luajti vetëm 185 minuta në kampionat (pesë ndeshje, vetëm dy si titullar).

Prej muajsh ai është një objektiv i Tiranës dhe tani rruga për ta veshur si bardheblu duket më e hapur se kurrë. Vetë lojtari në daljet publike kur është pyetur për këtë gjë, nuk e ka mohuar një eksperiencë me kampionët e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"