Objektivi i ri i karrierës për Mesin, fitoi Kupën e Botës por e mban peng ajo e… Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2023 | 23:15

Objektivi i ri i karrierës për Mesin, fitoi Kupën e Botës por e mban peng ajo e… Francës

Lionel Mesi ka plotësuar ëndrrën e tij të madhe, atë të fitores së Kupës së Botës me Argjentinën duke bërë të tijin çdo trofe madhor. Në fakt, thuajse çdo trofe madhor, pasi në karrierën e tij nuk ia ka dalë të fitojë vetëm një trofe për të cilin ka luajtur me klub apo me kombëtare.

sdfsdfsdffffff

Pasi fitoi gjithçka me Barcelonën dhe me Argjentinën, Mesi tashmë ka hedhur sytë nga një objektiv ndoshta shumë më pak prestigjioz me PSG, por që do të plotësonte kështu karrierën e tij, Kupën e Francës. Ai është i vetmi turne në të cilin ka marrë pjesë por nuk e ka fituar asnjëherë.

Në sezonin e kaluar, trofeu i shkoi Nantës ndaj për Mesin Kupa e Francës në këtë edicion bëhet një objektiv kryesor për karrierën e tij, që të thuhet me plot gojë se ka fituar me të vërtetë gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"