Numra për dhimbje koke, zbulohet paga stratosferike e Mbapesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 20:55

Numra për dhimbje koke, zbulohet paga stratosferike e Mbapesë

Kilië Mbape ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për prestigjiozen amerikane, “New York Times”, e cila pasi ka botuar bisedën futuristike me kampionin francez, është e bindur se ka në dispozicion edhe shifrat e sakta dhe të çmendura të rinovimit të kontratës së futbollistit me PSG-në, këtë verë.

mbape

Sipas “spiunimeve” nga Amerika, 23-vjeçari është aktualisht futbollisti më i paguar në botë, të paktën për këtë sezon. Arsyeja është se thjesht për të hedhur firmën në kontratë, Mbape ka marrë si bonus 125 milionë euro, ndërkohë që rroga neto për tri vitet e ardhshme do të jetë 44 milionë në sezon (132 milionë për tri vite).

.Shkurt, ideja për të refuzuar Realin e Madridit u ka kushtuar 257 milionë euro neto xhepave të presidentit Naser Al-Khelaifi, i cili duke llogaritur edhe taksat për lojtarin, shpenzimi shkon në shifrën e çmendur prej 389 milionë eurosh. Numra të tillë të bëjnë me dhimbje koke, me përjashtim të Kilipë Mbapesë sigurisht..

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"