Nuk udhëtoi me Tiranën në Zvicër, blerja e re e bardhebluve shkon në Itali. Zbulohet arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 12:40

Nuk udhëtoi me Tiranën në Zvicër, blerja e re e bardhebluve shkon në Itali. Zbulohet arsyeja

Shaqir Tafa nuk udhëtoi me skuadrën në Bernë, sepse nuk ia doli të merrte letrat për t’u federuar në kohë me Tiranën në ndeshjet e Europës. Problemi i shqiptarit është “training compensation”, ose vitet e rritjes që duhet të paguajë te skuadrat e huaja ku ai është formuar. Klubi i Tiranës për këtë rast i ka kërkuar vet lojtarit që të sjellë lejen se nuk ka asnjë detyrim ndaj skuadrave të tjera për të kaluarën e tij. Lojtari është në Itali dhe po punon për marrjen e kësaj shkrese.
Shaqir Tafa
Nëse nuk ia del, atëherë marrëveshja e tij me Tiranën ose prishet ose futbollisti do të qëndrojë pa luajtur për një kohë të gjatë. Kujtojmë se Tirana forcoi mbrojtjen me lojtarin e ekipit Shpresa të Shqipërisë, Shaqir Tafa. Lojtari 21-vjeçar, javë më parë firmosi kontratën që e bëri atë bardheblu për dy vitet e ardhshme, siç konfirmoi vetë klubi kryeqytetas në njoftimin zyrtar për afrimin e fundit. Mbrojtësi ka qenë i gatshëm për trajnerin Emanuel Egbo dhe ka luajtur në miqësore, por problemi qe në ndeshjen e radhës.

Me ardhjen e Tafës u rrit shumë konkurrenca në repartin e prapavijës, pasi gjatë merkatos së verës janë afruar edhe maqedonasit Najdovski dhe Toshevski, të dy titullarë ndaj Crvena Zvezdës, por edhe Toli, një tjetër lojtar i Kombëtares U-21. Tafa ka lindur në Fondi të Italisë dhe i ka të dyja nënshtetësitë, italiane dhe shqiptare. Ai është aktivizuar me Palermon, Monopolin, Sicula Leonzio dhe Kuneon në vendin fqinj, ndërsa tani është pjesë e kampionëve të Superiores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"