Nuk shkoi më shumë se vendi i 10-të, Hemilton i dorëzuar: Edhe 1 pikë duket sukses

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2022 | 13:26


Nuk shkoi më shumë se vendi i 10-të, Hemilton i dorëzuar: Edhe 1 pikë duket sukses

Luis Hamiltonin dhe Mercedes-Benzin i pret një sezon në malore, duke qenë se vetë piloti britanik sheh që problemet sa vijnë e bëhen më të mëdha, pas dy garave të para.

hemilton

“Dhashë gjithçka në pistë, shtyva në maksimum, por në fund edhe ajo pikë e marrë falë vendit të 10-të duket një sukses. Nuk e di, por kjo fundjavë ishte edhe më e rëndë sesa ajo e kaluara.”, u shpreh britaniku.

Gjithashtu ai shtoi dhe disa fjalë për makinën e tij: “Nuk e ndjej makinën timen. Në provat zyrtare nuk kemi shpejtësi, vuajmë shumë, ndërsa në garë gjërat shkojnë disi më mirë. Sigurisht që për këtë rezultat në Arabinë Saudite marr edhe unë përsipër përgjegjësitë, por jemi tepër larg nivelit që nevojitet. Nuk e di se çfarë do të mund të korrigjojmë në vazhdim, por nuk dua të mendoj negativisht, pasi mjaft turbullira kam në kokë aktualisht”, përfundoi Hemilton.

PANORAMASPORT.AL