“Nuk luajtëm mirë, në pjesën e parë ishim shumë keq”, flet Klop: Të gjithë e dimë si është Reali, në ndeshjen e kthimit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 23:45

“Nuk luajtëm mirë, në pjesën e parë ishim shumë keq”, flet Klop: Të gjithë e dimë si është Reali, në ndeshjen e kthimit…

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop është shfaqur i mërzitur për humbjen e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të çerekfinales ndaj Realit të Madridit. Pas ndeshjes, tekniku gjerman është shprehur se skuadra e tij nuk bëri një lojë të mirë, duke shtuar më tej se këtë do përpiqen ta bëjnë në ndeshjen e kthimit.

klop

“Pjesa e parë ishte shumë ë keqe. Nuk luajtëm mirë. Duhet të bënim më mirë me topin. Ne e dorëzuam topin shumë lehtë. Nëse duam të shkojmë në gjysmëfinale duhet të luajmë më mirë. Ne nuk bëmë lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Golin në pjesën e dytë e meritonim. Mund të kishim shënuar edhe një tjetër. Megjithatë goli i shënuar na jep mundësi për t’u kualifikuar. Duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e kthimit.

Pas ndeshjes është e lehtë të thuash që do të bëja zgjedhje ndryshe. Para pjesës së parë nuk mund të bëja zëvendësime. Lojtarët u munduan ndonëse nuk ishte një ndeshje e mirë.

Në shtëpi ne mund të luajmë më mirë. Ne kemi presionin që luajmë në shtëpi. Duhet të shënojmë sa më shpejt dhe të mos pësojmë diçka që është shumë e vështirë ndaj Realit. Ne e kemi parë sa të fortë janë ata, sidomos kur luajnë me kundërsulme. Për sa kohë ne do të kemi një mundësi do të përpiqemi të arrijmë diçka.”, tha Klop.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"