Nuk kishte miqësi në fushë mes Sançez dhe Asllanit, mediat italiane: Tension mes lojtarëve të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 21:57

Nuk kishte miqësi në fushë mes Sançez dhe Asllanit, mediat italiane: Tension mes lojtarëve të Interit

Mediat italiane e kanë parë miqësoren e rivalit të tyre në finalet e “Euro 2024”, kombëtares së Shqipërisë, me kujdes të madh. Pak kanë shkruar për të, në fakt, por bën përshtypje se e shohin ndeshjen e humbur 3-0 ndaj Kilit përmes një episodi “zikaltër” përmes përplasjes që patën dy lojtarët e Interit,

asllani

Aleksis Sançez dhe Kristjan Asllani ishin protagoniste gjatë një miomenti të lojës. “Tuttomercatoweb” shkruan: “Aleksis Sancez dhe Kristjan Asllani janë përballur mbrëmë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Tardini”. Kili mundi Shqipërinë 3-0, por ajo që bëri lajm ishte përplasja mes dy shokëve të skuadrës, tek Interi i Inzagit. Ndërhyrja e rrezikshme nga ish-lojtari i Barcelonës (me taka në kyçin e këmbës së shqiptarit) e trembi aq shumë mesfushorin e ri, i cili u zemërua skajshëm me kundërshtarin e tij.

Sançez u ndëshkua me karton të verdhë dhe mes të dyve pati një debat të nxehtë, i cili më pas u sqarua. Në fund të pjesës së parë ishte Sanchez, ai që iu afrua Asllanit për t’i kërkuar falje dhe për të ndërruar fanellat e kombëtareve me njëri-tjetrin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"