“Nuk kemi asnjë lloj krize”, Starova: Skuadra i ka mundësitë për të ecur përpara, ja çfarë nuk shkoi ndaj Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 20:29

“Nuk kemi asnjë lloj krize”, Starova: Skuadra i ka mundësitë për të ecur përpara, ja çfarë nuk shkoi ndaj Luftëtarit

Sulejman Starova, foli pas barazimit me Luftëtarin në transfertë. Sipas teknikut të skuadrës kurbinas, skuadra luan bukur, por penalizohet nga gabimet. Starova e mohoi faktin që Laçi është në krizë rezultatesh duke u shprehur:

bandicam 2019-09-28 18-24-03-925

“Nuk jam i kënaqur, objektivi ishte për ta fituar lojën. Vështirësitë i dinim. Fakti që kaluan në avantazh, e vështirësoi lojën dhe i vuri në vështirësi 4 sulmuesit tonë. Pjesa e dytë ishte vetëm monolog, vetëm 1 skuadër që luante futboll dhe kundërshtari që largonte topin. Në minutat e fundit i bëmë të gjitha përpjekjet, madje duke futur edhe sulmuesin e 5-të. Kundërshtari ka meritën e vetë, u mbrojt me shumë forca. Kjo bëri që ne të mos merrnim fitoren sot.

Zgjidhja e krizës – Nuk kemi asnjë lloj krize. Kemi edhe 3 ndeshje të tjera për të mbaruar fazën e parë. Skuadra ka luajtur shumë mirë. Sulmi nuk dha më të mirën. Luftëtari skuadër agresive. Ne i kemi mundësitë për të ecur përpara. Skuadra luan shumë mirë futboll. Jemi të gjithë aty aty me pikë, nuk ka krizë.

Golat e pësuar- Jam një trajner si të gjithë trajnerët e tjerë. Koficientin e shënimit të golave e kemi të mirë. Gjëja që rregullohet më shpejt është aspekti difensiv. Sot gabimi na vështirësoi shumë dhe lojën. Kjo është e gjitha!

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"