Nuk kanë fund telashet, Elbasani paditet nga ish-trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 20:09

Nuk kanë fund telashet, Elbasani paditet nga ish-trajneri

Klubi i futbollit Elbasani nuk po jeton ditët e tij më të mira. Kësaj here ekipi verdheblu është paditur në gjykatë nga ish-trajneri i tyre Muharrem Dosti.

Muharrem-Dosti-Elbasani-490x326

Ky i fundit kërkon nga klubi rrogat e prapambetura. Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku për “Panorama Sport”. Dosti e ka drejtuar Elbasanin në Kategorinë e Parë dhe mesa duket ai nuk ka përfituar pjesën financiare që i takon. Padia është bërë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"