Nuk ka qetësi në kampionatin anglez, 3 lojtarë rezultojnë pozitivë me Koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 8:45

Nuk ka qetësi në kampionatin anglez, 3 lojtarë rezultojnë pozitivë me Koronavirus

Dy lojtarë të Fulhamit kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ndërsa rezultatet e fundit të testeve në Championship kanë zbuluar 3 raste të infektuar, pjesë e dy klubeve të ndryshme.korona

Testet e 1030 lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të kategorisë së dytë më të rëndësishme të futbollit në Angli, u kryen mes ditës së hënë dhe të mërkurë këtë javë.

Ndërkohë që në Premier Ligë rastet e raundit të katërt të testimeve publikuar të mërkurën shënuan katër raste pozitive, duke e dërguar në total numrin e të infektuarve deri në këto momente në 12.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"