Nuk ka fitues mes Dinamos dhe Egnatias, skuadrat ndahen në barazim pa gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 21:04

Nuk ka fitues mes Dinamos dhe Egnatias, skuadrat ndahen në barazim pa gola

Dinamo dhe Egnatia kanë zhvilluar mes njëra-tjetrës miqësoren e ardhës në këtë fazë përgatitore e cila është mbyllur në barazim 0-0.

454355

Të dyja skuadrat nuk kanë arritur të konkretizojnë rastet për shënim me ndeshjen që ka pasur si qëllim testimin e organikës në të dy klubet.

Egnatia dhe Dinamo përfundojnë kështu një tjetër test miqësor që nuk prodhoi gola, por i dha mundësinë dy teknikëve të vëzhgojnë grupin e lojtarëve që kanë në dispozicion përpara startit të sezonit të ri.

REZULTATI FINAL:

DINAMO 0-0 EGNATIA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"