Nuk ka besimin e Zidanit, talenti i Realit drejt Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 8:55

Nuk ka besimin e Zidanit, talenti i Realit drejt Premier Ligës

Vinisius Xhunior me sa duket do të largohet nga Reali i Madridit. Sulmuesi i krahut nuk ka besimin e Zidanit dhe tashmë largimi është çështje kohësh.

Vinicius

Skuadra që ka treguar interes për brazilianin është Arsenali. Unai Emeri, trajneri i  “Topçinjve”, e ka vëzhguar lojtarin dhe do tentojë që ta transferojë në Londër, që në muajn e janarit, siç raportojnë mediat britanike.

Padyshim që Reali nuk do ta shiste kartonin e tij, kaq lehtë, por do ta huazojë lojtarin. Një arsye me shumë kjo për londinezët, të cilët nuk do të marrin një risk të madh.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit te Reali, pasi dhe Bejl duket se do t’i ribashkohet Premier Ligës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"