“Nuk japin maksimumin me Kombëtaren”, akuza e Fakajt: Mbajnë rezerva për klubet. I keni parë gjermanët si dridhen për Gjermaninë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 20:16

“Nuk japin maksimumin me Kombëtaren”, akuza e Fakajt: Mbajnë rezerva për klubet. I keni parë gjermanët si dridhen për Gjermaninë?

Ervin Fakaj, ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare të futbollit, mendon se lojtarët kuqezi aktualisht nuk po japin maksimumin me këtë fanellë pasi mendojnë për klubet e tyre. Duke folur për “SuperSport” para sfidës ndaj Islandës, ai tha se futbollistët nuk po veprojnë siç pritet nga ata.

fakaj

“Unë nuk i shoh të japin maksimumin, nuk janë në kufijtë e sakrificës. Futbolli është sakrificë, në ekipin kombëtar atë që ke duhet ta japësh pa rezerva.

Unë shoh që disa mbajnë rezerva se mendojnë për ekipet që janë. Janë në ekipe të rëndësishme. Po në ekipe të rëndësishme janë edhe kroatët, e keni parë çfarë bëjnë në kombëtare? I keni parë gjermanët, dridhen për Gjermaninë kur luajnë sot e kësaj dite.

Ky është problem, padyshim janë të rinj e në ekipe të mëdha e nuk po marrin minutazhin. Por kjo nuk është kryesorja për mua, se një 22-vjeçar kur të vijë këtu duhet t’i shërbejë edhe vetes së vet. Në ato 90 minuta të japë maksimumin e t’i tregojë edhe atij te Çelsi e Interi sa vlen”, tha Fakaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"