“Nuk ishim të qetë”, Plori: Vuajtëm presionin e pikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 9:21

“Nuk ishim të qetë”, Plori: Vuajtëm presionin e pikëve

Beslidhja fitoi ditën e djeshme kundër Veleçikun 1-0, falë një goli të Hajdarit në pjesën e parë.Plori

Në intervistën pas ndeshjes trajneri i lezhjanëve, u shpreh se në ekip ende nuk ka ardhur qetësia: “Fitorja e sotme ishte e vështirë, pasi janë pikët që na vënë në vështirësi dhe duke pasur parasysh barazimin dramatik të një jave me parë ndaj Egnatias, ende nuk ka ardhur qetësia. Ai barazim ndikoi drejtpërdrejt edhe në rezultatin e sotëm, ku nuk pati qartësi në finalizimin e sulmeve.

Fitorja, ndonëse minimale, na ka kthyer në normalitet psikologjik, po ashtu edhe në normalitet vlerësimi, pasi të gjitha ekipet janë të barabarta në ndeshje dhe duket kujdes i madh. Besoj se ekipi tani po futet në rrjedhat normale që do ta çojnë në majë të klasifikimit. Sa u takon rasteve të humbura, ato janë pjesë e lojës. Ka një tërheqje vëmendje për lojtarët me eksperiencë, që të kenë qetësinë e duhur para portës kundërshtare”, theksoi pas ndeshjes trajneri Plori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"