“Nuk ishim në lartësinë e duhur”, Buskets pas eliminimit: Jemi të zhgënjyer, por duhet të shohim përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 13:00

“Nuk ishim në lartësinë e duhur”, Buskets pas eliminimit: Jemi të zhgënjyer, por duhet të shohim përpara

Serxhi Buskets pranon zhgënjimin e Barcelonës, e cila bëri një pjesë të parë shumë të mirë në “Old Trafford”, por nuk arriti t’i rezistojë sulmit të Mançesterit në të dytën. 16771833142874

“Unë mendoj se kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Në një moment kemi mbetur prapa. Kemi pasur disa raste për të shënuar golin e 0-2, por në pjesën e dytë ekuilibrat ndryshuan. Junajtid zbriti shumë më mirë në fushë. Por ne i patëm rastet për të shënuar dhe është për të ardhur keq. Ka qenë një duel shumë i barabartë. Ne rivalizuam, por detajet e vogla na lanë jashtë. Nuk mendoj se ishte problem intensiteti. Gjatë lojës ka situata që janë shumë të vështira. Jemi të zhgënjyer që jemi eliminuar, por duhet të vazhdojmë”, tha mesfushori katalanas, i cili pas përshëndetjeve nga Liga e Kampioneve, i jep lamtumirën Europës: “Janë eliminime të ndryshme. Në Ligën e Kampionëve nuk patëm fat në short dhe ndodhën situata gjatë ndeshjeve që na bënë të largoheshim. Ne nuk ishim ndonjëherë në lartësinë e detyrës. Me Junajtidin ishte ndryshe. Ishte kundër një kundërshtari të përshtatshëm me lojtarë të mëdhenj. Jemi të zhgënjyer, donim që të vazhdonim më tej në Europë, por skuadra është e vetëdijshme nga situata që vjen dhe ku po shkon. Jemi në rrugën e duhur. Duhet të sigurohemi që largimi nga Europa nuk do të na ndikojë negativisht për pjesën tjetër të sezonit”, përfundoi Buksets.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"