“Nuk i shikojmë rezultatet e Tiranës”, Ron Broja: Duhet të jemi të kënaqur me pikën e marrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 19:36

“Nuk i shikojmë rezultatet e Tiranës”, Ron Broja: Duhet të jemi të kënaqur me pikën e marrë

Ron Broja u përzgjodh lojtari më i mirë në sfidën e sotme ndaj Teutës. Në prononcimin pas ndeshjes mesfushori u shpreh:

bandicam 2019-10-05 19-33-39-877

“Kishim synim 3 pikët. Kartoni i kuq na i prishi balancat. Kemi dominuar edhe pse me 10 lojtarë. Ishte një ndeshje e lodhshme dhe e vështirë. Nga mënyra se si erdhi ndeshja, duhet të jemi të kënaqur edhe me 1 pikë. Është pak e vështirë kur ndërron ambient. Më kanë pritur shumë mirë. Jam ambientuar shumë mirë, do të jap maksimumin edhe në ndeshjet e ardhshme.

E respektoj zgjedhjen e trajnerit për sa i përket pozicionin në fushë. Sot e kemi synuar nga fillimi fitoren. Nuk i shikojmë rezultatet e Tiranës, shikojmë rezultatet tona. Shpresojmë te fitoret në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Broja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"