Nuk e donin në Bukuresht, Qaka: Poli Iasi është shtëpia ime e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 14:31

Nuk e donin në Bukuresht, Qaka: Poli Iasi është shtëpia ime e dytë

Kamer Qaka thotë se ndihet shkëlqyeshëm te skuadra e Iasit, një qytet që pretendon të jetë bërë shtëpia e tij e dytë. Mesfushori 23-vjeçar u transferua te Steaua e Bukureshtit në verë, por u kthye në CSM Poli Iasi pas disa muajsh. Shqiptari arriti në Rumani në verën e vitin 2017 ku nënshkroi me Poli Iasi.

qaka-1

Qaka është rritur mirë si lojtar dhe është bërë një nga më të mirët e ekipit, gjë që solli dhe transferimin te FCSB këtë verë. Por Xhixhi Bekali nuk ishte i kënaqur me të, kështu që ai e la lojtarin që të kthehej sërish te ish-skuadra e tij, pas disa ditësh.

Bekali

Qaka nuk donte të kthehej, por tani thotë se Iasi i është bërë shtëpia e tij dhe ndihet mirë në Poli. “Kur erdha fillimisht në Rumani, unë isha duke menduar rreth shumë gjerave, por me kalimin e kohës u bë shtëpia ime këtu, dhe nëse zgjedh një vend ku dua të rri, ky është i vetmi”- tha Kamer qaka duke i dhënë një përgjigje tërthorazi presidentit të Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"