NOTAT/ Shqiptarët shkëlqejnë me dygolësha në Europë, ja 5 legjionarët më të vlerësuar për këtë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2023 | 11:03

NOTAT/ Shqiptarët shkëlqejnë me dygolësha në Europë, ja 5 legjionarët më të vlerësuar për këtë javë

Java e fundit ka qenë një javë pozitive për legjionarët shqiptarë, aty ku golat e shënuar në kampionatet e tyre nëpër skuadra të ndryshme, kanë qenë të shumtë.

Collage Maker-04-Sep-2023-11-03-AM-1582

Portali i njohur, “Sofa Score” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” edhe disa nga notat me të cilat janë vlerësuar futbollistët shqiptarë që kanë spikatur këtë fundjavë. Me dy golat e shënuar me Legia Varshavën dhe me paraqitjen e bërë, Ernest Muçi mban kryesimin për këtë javë me notën 9.3.

Ndërkohë, me notën 9 është vlerësuar Arbnor Muçolli i cili ka arritur që të shënojë një dygolësh në Suedi me skuadrën e Goteborgut. Me notën 8.5 është vlerësuar Jason Ceka, i ndjekur nga Silvio Merkaj me 8.3 dhe Albion Ademi me 7.8.

vleresimet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"