Notat e Arsenalit ndaj Bajernit, vetëm Saka bëri diferencën për “topçinjtë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 12:15

Notat e Arsenalit ndaj Bajernit, vetëm Saka bëri diferencën për “topçinjtë”

RAJA 5.5 – Bën një gabim trashanik në golin e parë të Bajernit. Nuk ofron kurrë një garanci të madhe. I trembur!

GKwG4LIW4AA1IrS

UAJT 5.5 – Dhuron një asist për Sakan, por humb Gnabrin në momentin e golit të parë të Bajernit. Shumë i lehtë në ndërhyrje.

SALIBA 5.5 – I dhuron penalltinë Bajernit pas një faull që është pak ta quash naiv ndaj Sanesë. Nuk tregohet asnjëherë i kthjellët.

GABRIEL 5.5 – Markimi ndaj Herri Kejnit është një detyrë që do të bënte këdo që të dridhej përballë një gjiganti si anglezi. Por në përgjithësi ishte ai futbollisti më i saktë i prapavijës.

KIVIOR 5 – Arteta i jep një shans të madh në një natë të madhe si titullar, por polaku paguan shtrenjtë eksperiencën e pakët. Lejon Sanenë që t’i ikë në aksionin që sjell penalltinë për Bajernin, ndërkohë që një lojtar i pjekur mund të kishte marrë me qejf edhe një të verdhë në atë episod. Në të 46- ën Zinçenko (nota 6), me ukrainasin që i dhuron më shumë gjak manovrës së Arsenalit. Një gabim i Artetës në zgjedhje, pasi ishte ndër lojtarët më të mirë të pjesës së dytë.

ODEGARD 6.5 – Lufton deri në sekondën e fundit dhe përveç se të ndërtojë dhe dhurojë disa goditje klasi, nuk kursehet që të sakrifikohet për ekipin. Vrapoi në çdo cep të fushës. Sikur të kishte kursyer më pak energji, për të mos ndihmuar shokët e tij të frikësuar, mund të kishte bërë shumë gjëra të mëdha në fazën ofensive. Me meritë më i miri i ndeshjes edhe për UEFA-n.

ZHORZHINJO 5.5 – Nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë dhe u pa menjëherë. Në të 67-ën Gabriel Zhezus (nota 7), me brazilianin që nuk humb kohë, por deh dhe shtrin në tapet De Ligt, përpara se t’i dhurojë Trusardit asitin për të barazuar ndeshjen. Në Mynih ndoshta shpejtësia e tij nuk duhet të mungojë.

RAJS 6 – Mbrohet mirë në një mbrëmje të mbushur me duele. Cilësia e tij në markim do të jetë shumë e nevojshme në “Allianz Arena”.

SAKA 7 – Ngrin Bajernin e Mynihut me një të majtë të frikshme, vetëm pak minuta nga starti i sfidës. Nuk ka kurrë frikë që të kërkojë duelin një kundër një dhe ishte gjithmonë në zemër të aksioneve. Lider absolut.

HAVERC 6 – Kërkon të lërë me çdo kusht shenjën e tij, tenton sa herë mundet portën, ndërton shumë, por i mungon vetëm shënjestra. Ishte ky mëkati i vetëm i mbrëmjes së tij. Në të 86-ën Partej (pa notë).

MARTINELI 5 – Ndoshta nuk është pak kur themi se Arsenali luajti me 10 lojtarë, pasi Arteta e zgjodhi titullar… Në të 67-ën Trusard (nota 7), i cili me golin e shënuar, belgu ka fituar ndoshta me të drejtë një bluzë titullari në kthim, në Mynih.

TRAJNERI ARTETA 5.5 – Pas një starti të frikshëm, Arsenalit të tij i laget baruti dhe pëson menjëherë dy gola nga Bajerni. Të tilla ulje përqendrimi nuk justifikohen aspak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"