Nokauti i Furit e lë me pasoja, Uajlder pezullohet për 6 muaj nga boksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 15:01

Nokauti i Furit e lë me pasoja, Uajlder pezullohet për 6 muaj nga boksi

Boksieri Deontei Uajlder është pezulluar 6 muaj nga Komisioni Atletik i Nevadës pas nokautit brutal me Tajson Furin vetëm pak ditë më parë.

uajlder

Në raundin e 10-të, Furi lëshoi një seri grushtesh duke shtrirë në tapet Uajlderin që përfundoi me dorën e thyer.

Komisioni e ka parë të udhës të mos lejojë ish-kampionin të ngjitet në ring për 6 muajt e ardhshëm duke i dhënë një goditje të madhe në karrierë.

Kjo ishte dueli i tretë mes dy boksierëve, ku të në të treja ka dalë fitues britaniku Tajson Furi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"