Njukasëlli kërkon të “pushtojë” Europën, Herri Kejn dhe Mbape tani nuk janë më një mirazh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2021 | 14:38

Njukasëlli kërkon të “pushtojë” Europën, Herri Kejn dhe Mbape tani nuk janë më një mirazh

Pas blerjes nga sheikët e Arabisë Saudite, tani skuadra e Njukasëllit kërkon të “pushtojë” Europën.

NJUKASELL

Sipas asaj që raporton “The Telegraphy” pronarët e rinj do të sjellin një shumë stratosferike parash në arkat e tyre për të investuar tek lojtarët më të mirë në Europë dhe botë.

Rreth 190 milionë euro do të jenë gati për t’u investuar pa thyer murin e “Fair Play Financiar” me lojtarë të kalibrit si Herri Kejn ose Kilië Mbape.

Tifozët e Njukasëllit tani mund të fillojnë të ëndërrojnë, duke parë se tashmë pronarët arab mund të rikthejnë në shtëpi titullin kampion që i mungon që nga sezoni shumë i largët 1926/1927.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"