Njëjtë si në finale, mësoni arbitrin që vendos drejtësi në PSG-Bajern

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 17:24

Njëjtë si në finale, mësoni arbitrin që vendos drejtësi në PSG-Bajern

Daniele Orsato është arbitri që do të gjykojë çerekfinalen e sotme mes PSG-së dhe Bajernit të Mynihut, në “Parc des Princes”. Italiani gjykoi edhe finalen e sezonit të shkuar mes këtyre dy skuadrave, fituar 1-0 falë golit të Komanit.

orsato

Këtë sezon, Orsato ka arbitruar PSG-në në ndeshjen që fituan në fazën e grupeve 3-1 kundër Mançester Junajtidit. Në total, 45-vjeçari ka gjykuar 4 ndeshje të Bajernit të Mynihut.

Përveç finales së Lisbonës sezonin e shkuar, rezultatet e gjermanëve në 3 ndeshjet e tjera janë dy fitore dhe 1 humbje: 5- 1 kundër Benfikës dhe 2-1 kundër Sevijes në vitin 2018. I vetmi zhgënjim i bavarezëve nën drejtimin e këtij gjyqtari ka qenë kundër Liverpulit në raundin e 1/8-ave në 2019, ku gjermanët humbën me rezultatin 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"