Një tjetër rezultat pozitiv në miqësore, Tërbuni bind ndaj Vushtrisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2019 | 14:43

Një tjetër rezultat pozitiv në miqësore, Tërbuni bind ndaj Vushtrisë

Vushtria dhe Tërbuni janë ndeshur në një miqësore, që u zhvillua në qytetin e Durrësit. Të dyja ekipet kanë hyrë në fushë me formacionet më të mira.

Terbini

Tërbuni ka dominuar në 45 minutat e para dhe ka gjetur golin në të 35-ën me anë të Prendit. Pukjanët kanë pasur mundësi të shënojnë edhe gola të tjerë, por asnjë nga tentativat nuk është finalizuar. Vushtria ka luajtur rëndë, ndërkohë që pukjanëve u janë dëmtuar dy lojtarë.

Miqtë nga Vushtria kanë reaguar në pjesën e dytë. Në të 65-ën, gjyqtari kryesor ka akorduar një 11-metërsh në favor të Vushtrisë, por e ka shpërdoruar Ahmeti. Në të 75-ën është Imeraj që barazon rezultatin pas një goditjeje me kokë.

dfdfd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"