Një tjetër brazilian vjen te Laçi, sot pritet debutimi i Melos te kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2023 | 9:00

Një tjetër brazilian vjen te Laçi, sot pritet debutimi i Melos te kurbinasit

Laçi pret Teutën me synimin e qartë për të marrë fitoren e parë në këtë kampionat. Ndeshja që do të luhet sot në orën 16:00 do të jetë e para për trajnerin Skerdi Bejzade në stadiumin e Laçit, pasi debutimi i tij ishte në javën e dytë ndaj Partizanit, ku kurbinasit humbën minimalisht 1-0 me gol në minutën e fundit.

Collage Maker-15-Sep-2023-08-58-AM-7394

Trajneri i bardhezinjve do të ketë më shumë alternativa në dispozicion për takimin me Teutën, pasi prej disa ditësh stërvitet me grupin mesfushori brazilian, Uilliam Melo, i cili është një lojtar i njohur në kampionatin shqiptar, pasi më parë ka luajtur me Partizanin dhe Kukësin.

Gjasat janë që Melo të marrë minuta që në ndeshjen e sotme, duke bërë debutimin me fanellën bardhezi. Ndërkohë, dje klubi i Laçit konfirmoi edhe dy afrime të tjera të merkatos, pikërisht mesfushorin qendror, Ersi Syla (18 vjeç), i cili vjen pas eksperiencës te të rinjtë e Çezenës në Itali, si dhe brazilianin Kristian Mateus Da Silva.

Ky i fundit është një mbrojtës krahu, i cili mund të përshtatet qoftë në të djathtë, ashtu edhe në të majtë. 25-vjeçari Da Silva nuk e ka për herë të parë aktivizimin në Shqipëri, pasi në sezonin 2021-2022 ka qenë pjesë e Turbinës në Kategorinë e Parë.

Në Brazil ka luajtur për skuadra të kategorive të ulëta si Amerika FC dhe Nova Cidade. Me ardhjen e Da Silvës kompletohet edhe reparti i mbrojtjes, i cili ishte më i prekuri pas largimeve masive nga sezoni i kaluar.

54456

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"