Një rikthim, por mungojnë 2 titullarë ndaj Teutës. Ja formacioni i mundshëm i Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 11:32

Një rikthim, por mungojnë 2 titullarë ndaj Teutës. Ja formacioni i mundshëm i Dinamos

Trajneri Mehmeti ka në dispozicion për ndeshjen e sotme me Teutën edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Albion Marku, që sot pritet ta nisë nga minuta e parë.

dinamo

Ai mungoi kundër Skënderbeut për shkak dëmtimi, që tashmë e ka kaluar. Ndoshta mund të luajë bashkë me Meksin, që e zëvendësoi në ndeshjen e fundit. Por blutë kanë probleme në sulm për këtë sfidë, pasi mungojnë Kaçorri dhe Vila.

I pari u dëmtua ndaj korçarëve dhe rrezikon edhe Kukësin, kurse i dyti ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Përveç Denisonit dhe Zabërgjës, trajnerit Mehmeti i duhet të zgjedhë një lojtar për repartin e avancuar, ndërsa në mesfushë do të luajnë Smaçi, Qefalija dhe Gudiabi.

DFGJHGF

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"