Një “Miss Shqipëria” për të prezantuar Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2016 | 11:26

Një “Miss Shqipëria” për të prezantuar Kukësin

Klubi i Kukësit dëshiron që të përfaqësohet me një pamje tjetër në këtë sezon dhe për ta bërë një gjë të tillë ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë. Imazhi i ri i klubit do të jetë Edlira Mema, fituese e Miss Shqipëria në vitin 2005.

edlira mema

“Skuadra e F.K. Kukësit ka zgjedhur imazhin për këtë edicion futbollistik. Bëhet fjalë për Miss Shqipërinë në vitin 2005, Edlira Mema. Bukuroshja e ka pranuar me kënaqësi ftesën duke qenë edhe një tifoze e klubit verilindor.

edlira mema

Shpresojmë se përzgjedhja e saj është edhe një ogur i mirë për skuadrën për të arritur sa më shumë suksese”, shkruhej në njoftimin e klubit, ku edhe Mema jepte mendimet e saj rreth kësaj pune të re.

edlira mema

“Jam shumë e lumtur që jam imazhi i F.K. Kukësit. Shpresoj që t’i sjell fat ekipit. I uroj suksese çunave”, ishin fjalët e Miss-it shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"