Një mbrojtës dhe një mesfushor, skuadra e Kategorisë së Parë bën goditjen e dyfishtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 10:32

Një mbrojtës dhe një mesfushor, skuadra e Kategorisë së Parë bën goditjen e dyfishtë

Turbina nuk ndalet në merkato, prezanton edhe dy përforcime të tjera. Bëhet fjalë për dy brazilianë, që një vit më parë kanë qenë pjesë e ekipit të Apolonisë.

mateus da silva, konseicao

Kristian Mateus Lima da Silva dhe Renato Olivera Konseicao i janë bashkuar zyrtarisht ekipit. I pari luan në krahun e majtë të mbrojtës dhe është 22- vjeçar, ndërsa i dyti si mesfushor shkatërrues dhe i ka kaluar të 25-at.

Ardhja e tyre e ka bërë optimist trajnerin Alfred Allamani, pasi skuadra është kompletuar. Klubi po negocion edhe me një sulmues kosovar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga drejtuesit. Ditët në vijim pritet të zbardhet edhe prurja e fundit, që do të jetë vendimtare për cërrikasit.

MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"