Një kroato-gjerman për stolin e Vllaznisë, zbulohet trajneri që po bisedon me drejtuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 15:25

Një kroato-gjerman për stolin e Vllaznisë, zbulohet trajneri që po bisedon me drejtuesit

Vllaznia pritet të jetë një ekip ndryshe për sezonin tjetër, pas gjithë këtyre viteve në vështirësi.  Sponsori Alban Xhaferi dhe stafi i tij po punojnë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe po mendojnë t;i besojnë përvojës së të huajve.

Vllaznia-Teuta

Pas akordit më Matko Djarmatin për drejto sportiv, edhe trajneri i ardhshëm i shkodranëve pritet të jetë me origjinë kroate.

Tomas Brdariç shumë shpejt pritet të ketë një takim më përfaqësues të Vllaznisë ku do të bisedojë për gjetjen e një akordi për të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin tjetër.

GER Regionalliga Nordost FC Rot Weiss Erfurt vs ZFC Meuselwitz 21 08 2019 Erfurt Steigerwaldsta

Brdariç është me origjinë kroate, por lindur dhe rritur në Gjermani, aty ku ka luajtur për skuadra të njohura si Shtutgart, Fortuna Dyseldorf, Leverkusen dhe Volfsburg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"