Një “finale” në Kategorinë e Parë, ja kur luhet supersfida që mbyll javën e 19-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 8:20

Një “finale” në Kategorinë e Parë, ja kur luhet supersfida që mbyll javën e 19-të

Dueli Elbasani-Flamurtari mund të cilësohet padyshim si një “finale”.

kategoria-e-pare-1

Të dyja skuadrat kërkojnë ngjiten në Superiore në fund të sezonit.

Duket se verdheblutë e kanë më të lehtë pasi ndodhen në vendin e 2-të me 42 pikë dhe vlonjatët në vendin e 4-të me 32 pikë, 13 pikë larg Bylisit kryesues.

Ekipet do të përplasin “brirët” në orën 17:00 në “Elbasan Arena” për 3 pikët e arta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"