“Një arbitër si Alla nuk mund të gjykojë më në Superiore”, Daja ankohet për lojën e fortë: Ja e vërteta me Dejvi Bregun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 23:12

“Një arbitër si Alla nuk mund të gjykojë më në Superiore”, Daja ankohet për lojën e fortë: Ja e vërteta me Dejvi Bregun

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas ndeshjes ndaj Teutës, ku korçarët u mposhtën me rezultatin 1-0. Tekniku i skuadrës bardhekuq nuk i kurseu as ironitë ndaj arbitrit duke u shprehur:

bandicam 2020-07-06 23-08-27-516

“Që mbas ndeshjes me Bylisin, kemi qenë shumë më pak agresive. Teuta e kishte përgatitur më mirë se ne ndeshjen. Ishte shumë e fortë në dyluftime dhe bënte presion lartë. Alla është një nga arbitrat më të mirë në Shqipëri, nuk kishim mundësi t’i përgjigjeshim kësaj mënyre loje të Teutës.

Në pjesën e dytë Teuta e uli rritmini. Mbas shënimit të golit lëshoi edhe territor. Reagimi nuk ishte rrjedhojë e një manovre të mirë të zhvilluar nga ne. Përshëndet Teutën me lojën që bëri. E meritoi fitoren.

Teuta mori atë që meritoi. Nuk mund të gjykoj më një arbitër si Alla në Superiore.. Nuk kam asnjë gjë me mënyrën si kishte zgjedhur të arbitronte. Nuk mundet më të gjykojë një arbitër si Alla në futbollin shqiptar. Unë kam 25 vite karrierë, kur dal unë në një konkluzion, e merrni me mënd se çfarë ndodh.

Edhe ne po të ishim në vend të Teutës, do ta kishim përgatitur me të njëjtën mënyrë. E mori kartonin i pari Taipi, që s’kishte lidhje me kundërshtarin. Direkt mori karton të verdhë. Nuk ia dha Alla fitoren Teutës. Nevili e ka konstatuar shumë mirë, që mbas ndeshjes me Ballshit, edhe sot, nuk ditëm t’i përgjigjeshim lojës së fortë.

Bregu ka probleme me grupmuskujt e shpejtësi. Ka qenë në terapi të vazhdueshme. Ka dalë disa herë në nxemje, por në fund, në reagime të shpejta, ka vështirësi. Nuk besoj se Bregu është nga ata lojtarë që tërhiqet.

Unë thashë që Teuta e meritoi fitoren, duke pranuar humbjen. Po nëse doni në këto 3 javë t’iu bëj një montazh e të shikoni çfarë ndërhyrjesh keni. Kemi dhe ne gabimet tona nga mënyra si jemi përgjigjur taktikisht dhe në dyluftime. Janë 11 me 11 në fushë, për këtë do të diskutojmë me futbollistët dhe për pjesën që ia lenë inisiativën kundërshtarit në momentin që shikojmë që loja është e fortë”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"