Një arbitër i FIFA-s vendos drejtësinë e Tirana-Partizani, FSHF-ja cakton gjyqtarin e derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:22

Një arbitër i FIFA-s vendos drejtësinë e Tirana-Partizani, FSHF-ja cakton gjyqtarin e derbit

Është vendosur stafi i arbitrave që do të vendosë drejtësi në derbin e nesërm Tirana-Partizani, e cila do të luhet në “Air Albania”.

Derbi

Burime për “Panorama Sport” nga brenda FSHF-së bëjnë me dije se Juxhin Xhaja është ngarkuar me detyrën për të gjykuar supersfidën më të nxehtë të futbollit shqiptar. Ridiger Cokaj dhe Denis Rexha do të jenë ndihmës të tij, Egin Doda do të jetë i katërt. Meqënëse është takim me rëndësi të madhe, kjo sfidë do të ketë gjithsej 6 gjyqtarë. Eldorian Hamiti dhe Olsi Ferataj do të jenë arbitrtat që do të qëndrojnë pas portave.

Duke qenë arbitër i FIFA-s, FSHF-ja i ka besuar Xhajës misionin për të arbitruar përballjen emocionuese mes bardhebluve dhe të kuqve.

juxhin-xhaja-470x313

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"