Nica: Si shkoi ndeshja, jam i kënaqur me pikën. Mesa duket në këtë kampionat Kukësi duhet të luaj vetëm me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 16:09

Nica: Si shkoi ndeshja, jam i kënaqur me pikën. Mesa duket në këtë kampionat Kukësi duhet të luaj vetëm me 10 lojtarë

Kukësi arriti të marrë një pikë në shtëpi ndaj Teutës, në një ndeshje që u mbyll në shifrat 0-0. Duke ditur që kuksianët luajtën me 10 lojtarë që nga fundi i pjesës së parë, i bie që edhe barazimi është rezultat i pranueshëm. Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, në prononcimin e dhënë për “MCN” pas ndeshjes e pranoi se pika vlen.

bandicam 2023-12-03 15-56-46-485

Por Nica ka pakënaqësite tija për ndëshkimet që sipas tij Kukësi po luan gati çdo ndeshje me një lojtar më pak. Ja prononcimi i Stavri Nicës”

“Si shkoi ndeshja jam i kënaqur. Duhet të fusim logjikën e punës, luajmë çdo ndeshje me nga një lojtar mangut. Nuk e di, vendime të tilla specialistët mund t’i gjykojnë më mirë. Por këto vendime na fusin shumë në vështirësi. Çunat duhen lavdëruar, pasi edhe me një forcë më pak ia dolën, Ata duhet të vrapojnë dyfish për të plotësuar edhe boshllëkun dhe për këtë i lavdëroj. Mesa duket në këtë kampionat Kukësi duhet të luaj vetëm me 10 lojtarë. Pra Kukësi është i dhjetë lojtarëve

Pika është pikë dhe vlen pasi jemi grupuar disa ekipe. Siç thotë populli: qesh buza hundën. Kjo është situata, nëse më kuptoni.”

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"