Nica: Partizani nuk ishte agresiv, ndoshta nuk kishte më shpresë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 20:30

Nica: Partizani nuk ishte agresiv, ndoshta nuk kishte më shpresë

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, në një deklaratë të dhënë për “SuperSport” menjëherë pas ndeshjes së sotme ndaj Partizanit e ka cilësuar pikën e marrë si një shenjë kthese për ekipin e tij.

nica

Për barazimin në transfertë

“Ne ishim të përgatitur, Partizanin nuk e pashë shumë agresiv, nuk e di arsyen, ndoshta s’ka më shpresë. Megjithatë ishte në favorin tonë edhe fati”.

Për mënyrën se si u përballua sfida

“Këto probleme zgjidhen vetëm taktikisht, sidomos me këto ekipe, pasi të gjitha ndeshjet janë të vështira, janë të paparashikueshme. Duhet t’i bësh hyzmetin taktikisht, të marrësh një pikë është me vlerë, si sot, na futi në lojë”.

Nëse i jep shpresë për mbijetesën kjo fitore ekipit

“Mendoj se po, i dha shumë zemër, sidomos kjo ndeshje sot”.

Për lojën përballë pasigurive të Partizanit

“Sigurisht që kjo është edhe shansi ynë, kur i gjen në një ditë të tillë, kur nuk kanë shumë shpresa. Po ekipi ishte më i sigurt në vetvete. Këto janë momentet e fundit dhe asgjë nuk parashikohet, çdo gjë shfrytëzohet maksimalisht në interesin tonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"