Ngeli jashtë Top-10 së sportistëve më të mirë, Qerimaj shpërthen kundër Federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 15:25

Ngeli jashtë Top-10 së sportistëve më të mirë, Qerimaj shpërthen kundër Federatës

Erkand Qerimaj ka ngelur shumë i pakënaqur nga fakti që nuk ka qenë në 10 sportistët më të mirë në Shqipëri. Ai ka reaguar në profilin e tij në “Facebook” duke shprehur indinjatën kundër Federatës së peshëngritjes dhe Komitetit Olimpik.

Qerimaj

Ai ka përdorur edhe renditjen e federatës Botërore të peshëngritjes për të treguar që aty është renditur në vendin e 8-të, ndërsa në Shqipëri nuk arriti as të ishte pjesë e Top-10.

Ja postimi i tij i plotë:

“Të jesh sportisti më i mirë në Shqipëri për 2017-tën, në renditjen e ranklistës së Federatës Botërore të Peshëngritjes. Të marrësh medalje në Europian 2, të jesh medalist botëror si i 3 në botë. Nuk mjafton të futesh në 10 sportistat më të mirë në Shqipëri. S’e kuptoj ca kriteresh duhen që të jesh në 10 sportistat më të mirë? Turp për Federatën, po edhe për Komitetin Olimpik“, përfundon Qerimaj. Mesa duket peshëngritësi shkodran ka rezerva për mënyrën se si zgjidhet sportisti i vitit në vendin tonë.”

28381714_530091397390857_688612142_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"