Nga postier në arbitër për para xhepi, kush është 52-vjeçari që ka shkëlqyer në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 20:08

Nga postier në arbitër për para xhepi, kush është 52-vjeçari që ka shkëlqyer në Premier Ligë

Një arbitër i Premier Ligës, i cili u përball së fundmi me zemërimin e Erik ten Hagut, ka treguar se dikur kishte një profesion që nuk kishte lidhje me futbollin, atë të postierit.

skysports-premier-league-andre-marriner_4737166

Andre Marriner, 52 vjeç, është një prej gjyqtarëve më me eksperiencë të Premier Ligës. Ai ka drejtuar 386 ndeshje në Premier Ligë, ku ka nxjerrë 1197 kartonë të verdhë dhe 67 të kuq gjatë kësaj periudhe.

Eksperienca – Dhe ai është në rrugën për t’u bërë vetëm arbitri i tretë pas Martin Atkinsonit dhe Majkëll Dinit, i cili arrin kuotën e 400 ndeshjeve në elitën e futbollit britanik. Bilbili i lindur në Birmingam, i cili mbante gjithashtu stemën e FIFA-s nga viti 2009 deri në 2017-ën, e ka nisur karrierën e gjyqtarit krejt rastësisht, vetëm për të fituar disa të holla më tepër. Pasi u rrit në banesat sociale të bashkisë në Birmingam, ai nisi të arbitronte kur ishte ende një djalë i ri vetëm për të pasur disa para më shumë xhepi. Dhe përpara se të bëhej një gjyqtar me kohë të plotë, ai punonte si një postier. Ai i dha fund punës së tij stabël kur u promovua në listën e trajnerëve të zgjedhur në vitin 2005 për të gjykuar në Premier Ligë.

Ndeshjet e fundit – Tetë vite më vonë ai u zgjodh për të gjykuar ndeshjen finale të Kupës FA dhe dalja e tij e fundit në fushë ishte fitorja e Çelsit 3-1 ndaj Lestërit më 11 mars. Ai tregoi tre kartonë të verdhë gjatë kësaj ndeshjeje, ndërkohë që ndëshkoi me karton të kuq edhe mbrojtësin e Lestërit, Vut Faes. Dhe vetëm muajin e shkuar ai u akuzua nga trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, pas kartonit të kuq që i tregoi Kasemiros kundër Kristal Palasit. Për atë ndërhyrje të mesfushorit brazilian, për të cilin ishte kartoni i dytë i kuq këtë sezon, Kasemiro do t’i mungojë “djajve të kuq” për katër ndeshje.

Presioni – Marriner ishte ankuar më parë se ai dhe arbitrat e tjerë të Premier Ligës ishin vendosur nën presion me të njëjtin intensitet sikur të ishin mjekë kirurgë. “Unë nuk mendoj se ka një profesion tjetër ku ka kaq shumë dyshime dhe presion në lidhje me vendimmarrjen sesa ky i arbitrave. Ndoshta mund të krahasohet me atë të një kirurgu?” tha Marriner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"