Nga ndeshja me Tiranën, te premio dhe titulli, rrëfehet Xhaferi: Gjithmonë humbnim në fund, skuadra dëshiron…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 11:28

Nga ndeshja me Tiranën, te premio dhe titulli, rrëfehet Xhaferi: Gjithmonë humbnim në fund, skuadra dëshiron…

Shumë i lumtur është shfaqur sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi pas fitores së shkodranëve ndaj Tiranës në klasiken e futbollit shqiptar. Në intervistën e dhënë për mediat pas ndeshjes, Xhaferi është shprehur se ishte një fitore e bukur, pasi erdhi në fund, ndryshe nga herët e kaluara kur Vllaznia e pësonte në fund. Më tej ai flet edhe për objektivat e skuadrës.

received_133232771587267

Fitorja ndaj Tiranës- Ishte ndeshje që bëri diferencën sepse normalisht këtu nis sfida e vërtetë e Vllaznisë. Kemi ndeshjen e javës tjetër me Teutën. Kështu që, deshi Zoti dhe e finalizuam me sukses. Ishte një fitore shumë e bukur për ne sepse ne jemi mësuar gjithmonë të humbim në minutën e fundit, por sot erdhi momenti të fitojmë në minutën e fundit. Kjo është një Vllazni që bind dhe lufton deri në fund për të arritur rezultatin.

Surpriza- Faktikisht skuadra më priti me një surprizë, këtë dua ta ndaj me të gjithë. Ata kishin një fjalë: dhjetë, dhjetë, dhjetë! Kjo është dëshira e skuadrës, kanë dëshirë të vendosin titullin në fanellë, por unë i kam bërë objektivat që në fillim dhe me ndihmë të Zotit besoj se do e arrijmë.

Premio- Premio është diçka simbolike, sot skuadra ka qenë e motivuar për të arritur aty ku duam. Të mos jemi euforikë, të ecim me objektivat e mëparshme she do i marrim ndeshje pas ndeshje. Sa i përket merkatos së janarit do e shohin trajneri e drejtori teknik dhe nëse do ketë nevojë, normale që do ndërhyjmë. Unë shpresoj që detyrimet e përcaktuara do plotësohet

Privatizimi- Te Vllaznia të gjitha pagat janë paguar dhe kjo është procedurë që e zgjidh bashkia. Privatizimi ka nevojë për vullnet të fortë politik dhe duhet të proces privatizimi që Vllaznia të ndryshojë menjëherë të nesërmen dhe të marrë një frymë të re.

Teuta- Me gjithë respektin që kam për profesorin Edi Martini, Vllaznia shkon për fitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"