Nga fundi të 6-ët, si erdhi ringritja e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2014 | 13:20

Nga fundi të 6-ët, si erdhi ringritja e Tiranës

Tirana ne stervitje, Halili dhe MaganiNjë sezon i nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Kishin zaptuar prej javësh vendin e fundit të tabelës dhe e kishin të pamundur qoftë që të merrnin pikë në transferta, e aq më pak të fitonin. Zhgënjimet nuk kishin të sosur dhe kjo solli edhe largimin e tri trajnerëve si Dede, Gallo e Bulku. Në dhjetor erdhi Gugash Magani dhe nga këtu diçka ndryshoi. Në janar grupi nisi të kompletohet, teksa merkatoja mund të quhet padyshim e goditur. Afrimet e Morinës, Gilbertos, Ndikumanës, I.Likës, por edhe Deliç, Kahatës e Koreshit rezultuan të suksesshme, duke blinduar kështu disa nga repartet më nevralgjike të ekipit. Nga një skuadër me 4 gola në pjesën e parë të sezonit, viti 2014-ta solli shpërthimin e sulmit, plot 29 të tjerë (në total 33). Me financa të shëndetshme, nën donacionin e Lul Morinës dhe Refik Halilit, te bardheblutë gjithçka ndryshoi si me magji, madje nga janari kanë pësuar vetëm 1 humbje, atë ndaj Kukësit. Kanë zhvilluar një super ecuri dhe tashmë e shohin vetën të 6- ët me 47 pikë. Kanë siguruar matematikisht mbijetesën një javë para fundit, duke i dhënë luksin vetes që ndaj Besën ta marrin me qetësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"