Nga derbi në derbi, zbulohet shpërblimi i kënaqshëm që kanë marrë lojtarët e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 22:30

Nga derbi në derbi, zbulohet shpërblimi i kënaqshëm që kanë marrë lojtarët e Tiranës

Problemi i rrogave është kudo. Te Tirana deri në mbylljen parakohe të sezonit gjërat ishin ndryshe. Lojtarët shkëlqenin në fushë, por edhe mbushnin xhepat. Burime bëjnë me dije se lojtarët titullarë që kanë luajtur nga derbi i fituar me Partizanin deri në derbin tjetër me Partizanin, kanë marrë goxha shpërblime.

tirana partizani

Me një llogari të thjeshtë, lojtarëve u ka rënë që të marrin rreth dy rroga, pasi vetëm për dy derbe kanë marrë rreth 6 milionë lekë të vjetër. Shpërblime ka patur në çdo takim që ka fituar Tirana, duke filluar me Kukësin, Bylisin, takimet me Laçin e me radhë. Shkurt, te Tirana kanë marrë goxha para. Ndërkaq, lojtarët pritet të firmosin kontrata shtesë për dy muajt që do të luajnë gjatë qershorit dhe korrikut.

TIRANA

Lojtarët për muajin mars dhe prill kanë marrë nga federata 30 mijë lekë të rinj, ndërkohë që presidenti Refik Halili ka pohuar se pas bisedimit me ekipin ka vendosur të mos i prekë rrogat e lojtarëve. Kujtojmë se këtë sezon futbollistët do të marrin pagë të plotë, pasi kanë arritur objektivin Europë dhe jo vetëm. Ia kanë dalë ta çojnë Tiranën shumë pranë titullit të 25-të, si kampione të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"