Nga Daja tek Osmani, të gjithë heshtin pas akuzave të Jani Kaçit në Panorama Sport

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2018 | 15:00

Nga Daja tek Osmani, të gjithë heshtin pas akuzave të Jani Kaçit në Panorama Sport

“Deri pak muaj më parë trajtoheshin në Korçë me të gjitha vlerat morale, materiale dhe sportive. Betoheshin për Skënderbeun se do të ishin të përjetshëm, por pas tronditjes që pësoi klubi, të gjithë e harruan atë patriotizmin e madh”, deklaronte Jani Kaçi për “Panorama Sport”.

skenderbeuu

Dje gazeta tentoi të marrë një reagim, duke filluar nga trajneri Ilir Daja, si dhe lojtarët e larguar, kryesisht ata korçarë Sabjen Lilaj e Tefik Osmani, por asnjë nuk pranoi të përgjigjej pas akuzave të legjendës së portës shqiptare. Madje, gazeta i kërkoi një reagim edhe vetë presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, por as ky i fundit nuk pranoi të komentonte lidhur me deklaratat e Jani Kaçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"