Nga çerekfinalja e Kupës te deklarata e Pashk Laskës, kronologjia e përplasjeve mes Laçit dhe Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2021 | 18:55

Nga çerekfinalja e Kupës te deklarata e Pashk Laskës, kronologjia e përplasjeve mes Laçit dhe Partizanit

17 MARS 2021 – Partizani eliminohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë nga skuadra e Laçit, pas gjuajtjes së penalltive. Një sfidë kjo ku të kuqtë nuk e pranuan aspak gjykimin e kryesorit Meta, të cilin edhe e kanë çuar në prokurori duke bërë një kallëzim penal për të.

laci partizani

25 PRILL 2021 – Laçi barazoi 0-0 kundër Kastriotit dhe menjëherë pas ndeshjes, lëshoi këtë akuzë: “Duke parë rezultatet dhe lojërat javë pas jave në kampionat, vetvetiu lind një pyetje, deri kur disa ekipe do të fitojnë pa djersitur? Kështu do Partizani të dalë kampion? Të mërkurën ekipin ynë do djersijë fort, për të marrë tre pikët kundër tyre. Keqardhje që luhet pa publik, për të gjithë në fushën e blertë do bëjnë maksimumin, ndryshe nga se kanë bërë disa ekipe “piktorësh”. Para Laçi!”

25 PRILL 2021 – Pas akuzave nga Laçi, erdhi edhe kundërpërgjigja e Olsi Ramës: “Nëse Partizani shkon dhe fiton në Laç, çfarë deklarate do bëjnë?! Kemi fituar me meritë të plotë 3 ndeshjet e fundit. Me Kastriotin nuk e kishim aspak të lehtë. Partizani ka president një biznesmen si Gaz Demi, kështu që kjo deklaratë e Laçit është mungesë respekti përpara ndeshjes së radhës. Tani shpresoj më shumë që të fitojmë në Laç dhe të shohim më pas deklaratën e radhës të tyre”.

17 PRILL 2021 – Pas fitores ndaj Tiranës, erdhi dhe deklarata e Pashk Laskës, e cila bëri bujë. Presidenti i Laçit tha: “Mendoj se është vlerësuar në maksimum kampionati. Ne mendojmë për UEFA-n, kampionati nuk na intereson fare. Deri tani jemi kampionë me UEFA-n. Kush e fiton titullin? Teuta kampion”.

pjimage (6)

17 MAJ 2021 – Deklarata e Pashk Laskës pas ndeshjes me Tiranën, ku u shpreh se Teuta do ta fitojë titullin kampion, mori vëmendje shumë të madhe. Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i cili u habit nga ajo që kishte thënë presidenti i skuadrës së Laçit, u shpreh:

“Unë nuk e di se çfarë ka thënë presidenti Laska. Nuk e kam dëgjuar. Por, nuk besoj se ka thënë ashtu dhe nuk dua që të dalë nga konteksti. Nëse është kështu si thoni ju, atëherë prokuroria duhet të nisë hetimet për paracaktim rezultati dhe fituesi të garës”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"